Shqipëria

Rama: Të kujtojmë, të mos harrojmë e të çojmë drejtësinë përpara


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm si i ftuar i veçantë në festivalin “Gazetarët e Mesdheut”, në Otranto, i cili shërben edhe si një ceremoni përkujtimore e tragjedisë së ndodhur më 28 mars 1997.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rama ka theksuar se “ngjarje të tilla nuk duhen harruar, por të kujtohen të reflektohet mbi fatin e madh që kemi pasur për të qenë pranë Italisë dhe veçanërisht pranë Puglia-s”.

Kështu e paralelizon kryeministri situatën e tanishme të refugjatëve afganë, prej të cilëve ka edhe nga ana të ardhur në Shqipëri.

“Shqipëria po pret më shumë refugjatë se vende të pasura”, tha kryeministri. “Nuk e bëjmë këtë për asnjë arsye veçse për të nderuar gjyshërit tanë. Shqiptarët kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë”.

Mbi faktin se Evropa nuk po pret aq emigrantë sa Shqipëria, Rama ka cilësuar se unioni ka problemet e tij. Por, ata duhet të kuptojnë se evropianët jetojnë në një parajsë krahasuar me të tjerë. Ndaj, duhet të ruajnë humanizmin.

Mbi të gjitha, ai ravijëzon faktin se një vend i vogël si Shqipëria, po bën kaq shumë.

“Sot, të bësh këtë që po bëjmë ne, është gjë e madhe”, shtoi ai. “Shpresoj që në Shqipëri të mos vijë kurrë dita kur ndjenja e një shoqërie margjinale të shfaqet dhe të mbyllen dyert”.

Kjo, për Ramën, arrihet edhe duke shtyrë përpara reformën në Drejtësi. Jo thjesht për të aderuar në Bashkimin Evropian, por për veten. Pra, për të ndërtuar një vend, institucionet e të cilit i shërbejnë qytetarëve.

Një vepër arti përkujtimore ndërkaq është vendosur në Otranto, ku anija e mbytur “Kater i Radës”, është kthyer në një vepër simbol të mikpritjes së emigrantëve.

Një shpirt ky, që për Ramën, karakterizon kahera edhe shqiptarët.

Anija “Kater i Radës” kthehet në vepër përkujtimore arti, Otranto

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore