Shqipëria

Rama takohet me Begajn në Presidencë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, mëngjesin e së premtes, ku çështjet e trajtuara në bisedë pritet ende të zbulohen nga autoritetet.

Vizita e parë për këtë vit kalendarik mes krerëve qeveritarë dhe shtetërore ishte më 6 janar.

Kohë kur kryeministri Rama e informonte kreun e shtetit për një sërë çështjesh kryesore qeveritare.

Konkretisht për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike.

Takimi asokohe zgjati më shumë se një orë.

Sa i takon mbledhjes së Këshilli të Sigurisë Kombëtare, mbledhja e fundit e tij ka qenë në muajin tetor të vitit të kaluar për çështjen e sigurisë kibernetike.

Kjo pasi vendi pësoi një sërë sulmesh që iu atribuan Republikës Islamike të Iranit.

Ndërsa përsa i përket ndryshimit të ambasadorëve, Albanian Post muaj më parë realizoi një shqyrtim të jetëgjatësisë së diplomatëve tej afateve (Për më shumë lexoni këtu).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore