Rama pret fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, gjatë takimit të radhës BE-Ballkani Perëndimor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vlerësuar si tejet pozitiv takimin e radhës mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet në Mal të Zi, ku ka kërkuar edhe fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.
Duke e nisur me batuta për “motin jo të mirë me të cilin Mali i Zi e priti takimi”, Rama vuri theksin te Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, një nismë e re e vitalizuar nga BE-ja, që është edhe vëmendja kryesore e Samitit të liderëve rajonalë dhe atyre evropianë.
“Shtigje të reja për vendet e Ballkanit, për të bërë të mundur investimin në tregun e përbashkët dhe për të nxitur tregtinë. Shpresojmë që brenda këtij viti transfertat bankare të qytetarëve tanë nga vendet e BE të jenë më të lira se nuk do të kenë barrën e shpenzimeve”, theksoi Rama në një fjalë paraprake për mediat.
Ai më tej shtoi se takimi që po zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP-së.
Vetë Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Në Samit janë të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.
Në nisje të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vengu pret gjeneralin Cavoli, për modernizimin e FA-ve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës
-
Skandali i Wisdom, reagon Kushi: Nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata
-
Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit kërkon shkëmbimin e të dhënave mbi flukset migratore në Ballkan
-
Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin shëndetësor: Investim në sisteme që garantojnë sigurinë