Lajme

Rama: Shqipëria në verë do t’i kthehet normalitetit


“Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar”, ishte mesazhi kryesor që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë, këtë të dielë, gjatë një video mesazhi në median sociale, Facebook.

Ai tregoi optimizmin për sigurimin e vaksinave.

Gjithashtu Rama premtoi se deri në verë, Shqipëria do t’i kthehet normalitetit.

Përsa i përket turizmit, kryeministri tha se “Shqipëria do të presë turistë nga e gjithë bota”,  teksa bëri me dije se hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore