Shqipëria

Rama për gazetaren dhe aktivisten: Një nder të punosh krah për krah me Yalda Hakim


“Një nder të punosh krah për krah me Yalda Hakim”.

Kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, për gazetaren e BBC-së dhe aktivisten Yalda Hakim.

Më tej Kryeministri shkrua se, “njerëz të tjerë të mëdhenj së bashku me Hakim ndihmuan për të dalë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani”.

Të gjithë së bashku, sipas Ramës, i ndihmuan afganët të ndihen si në shtëpi në Shqipëri.

“Pasi i strehuam duhet t’u ofrojmë atyre një jetë dhe do ta bëjmë atë krejtësisht. Për ata për ne për fëmijët tanë”, e mbyll postimin Rama.

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 644 refugjatë afganë. Një pjesë janë strehuar në ambientet e Qytet Studenti, ndërsa të tjerë në struktura hotelerie në Durrës  dhe Lezhë. Ndërsa, gati, është edhe Berati për t’i pritur ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore