Shqipëria

Rama: Nisim punën për skuadrën e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030


Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë e re Kombëtare në qytetin e Durrësit.

Kryeministri, njëherësh kryetari i PS-së, Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga salla në Durrës ku u shpreh ai “do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030”.

Rama do t’i drejtohet me një fjalë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe më pas do të vijohet me zgjedhjen e organeve drejtuese të PS-së, kryesinë dhe sekretarët e rinj.

Asambleja Kombëtare e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit Zgjedhor të PS në 28 korrik të këtij viti.

Takimi do të mbahet në qytetin e Durrësit në orën 11:00 dhe shënjon mbledhjen e parë që kur delegatët e Kongresit votuan për përbërjen e forumit më të lartë vendimmarrës të PS-së.

Sa i takon agjendës ajo është bërë publike nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Kryeministri – lideri i PS-së -Edi Rama do t’i drejtohet me një fjalim anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe më pas do të vijohet me zgjedhjen e organeve drejtuese të PS-së, kryesinë dhe sekretarët e rinj.

Asambleja Kombëtare u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresi Zgjedhor i PS në 28 korrik të këtij viti.

Ajo ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi zgjodhi vetëm 156 prej tyre.

Kjo pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Takimi vjen vetëm një javë pasi Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt.

Mbledhja pa të pranishëm ministrat e kabinetit, teksa në orët e vona të pasdites, vetë Rama është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt, duke mbyllur mbledhjen.

Detajet kanë qenë të pakta rreth diskutimeve që ka pasur në të.

Rama nuk u ndal për gazetarët pas takimit me kabinetin e tij, pavarësisht se diçka të tillë zakonisht e ka bërë në herët e shkuara.

Çështje të diskutimeve, të cilat janë folur, bëhet me dije megjithatë se kanë qenë rëndësia e komunikimit në media sociale, çështjet sociale, siguria dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Me rëndësi në këtë mbledhje ishte edhe plani për vitin zgjedhor, pasi ambicia e kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste është fitimi i mandatit të katërt.

E për këtë mbledhje e Asamblesë dhe vendimet që pritet të merren prej saj, janë të rëndësishme.

Vendimet kanë lidhje pikërisht me mënyrën e organizimit dhe mënyrës se si socialistët do të ndërtojnë strategjinë e fushatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore