Shqipëria

Rama e quan “turp” protestën: Sfond ulëritës i një grupi njerëzish që duan të paraqiten si fytyra të reja


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon se protesta e radhës e zhvilluan në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, është një “turp” dhe i shërben si sfond ulëritër një grupi të caktuar njerëzishm që duan të paraqiten si fytyra të reja në politikë.

“Më bën të ndjehem me turp, sepse është i vetmi vend i NATO-s ku protestohet për ato që janë qartësisht pasoja të luftës në tabelën e çmimeve”, ka thënë Rama gjatë një interviste televizive.

Sipas tij, as jelekët e verdhë në Francë, nuk kanë vepruar kështu. Kjo, pasi ata e kanë lejuar Qeverinë e tyre të reagojë mbi kërkesat e parashtruara. ,

Gjithsesi, pika ku Rama u ndal më shumë, është fakti se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe këto vende, janë në front të luftës që po ndodh në Ukrainë.

“Pavarësisht se bombat bien mbi kokat e atyre atje, ndahen me pjesën tjetër të familjes, lufta ka ardhur këtu e ka vajtur gjithandej me faturat”, vijoi ai.

E gjithë demonstrata sipas tij, bëhet në dobi të personave të tretë, të cilët duan të shfaqen si fytyrë e re në politikë.

Por, pavarësisht kësaj, ai shton se është i vëmendshëm ndaj protestave.

“Nuk vura në dyshim idenë e protestës. Jam shumë i vëmendshëm ndaj tyre. Dhe kur shoh që e drejta anon nga ana e protestuesve, jam njeriu që pasi shoh këtë gjendje reagoj”, tha ai.

Më tej, kryeministri shtoi se kriza e vërtetë nuk është ajo e naftës, por ajo e energjisë elektrike. Pikërisht këtë të fundit, ai argumenton se e rimburson Qeveria, në mënyrë që tek popullata të mos ndihet.

Ndërsa, çmimi real i saj, është rreth 10 herë më i lartë se sa faturat që qytetarët paguajnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore