Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një bashkëbisedim me disa qytetarë për Këshillimin Kombëtar në qytetin e Durrësit, ka bërë me dije se të mërkurën e 23 shkurtit, në orën 12:00, do të dalë para Komisionit Hetimor për të dëshmuar lidhur me çështjen e inceneratorëve.
“Mezi po pres të shkoj nesër, mos e humbni nesër”, tha ai.
Në lidhje me këtë situatë, kreu i qeverisë është shprehur se gjatë mbledhjeve të Komisionit nuk diskutohet për jetesën e qytetarëve, por “kush je ti e kush jam unë e kush ka vjedhur më shumë”.
Formalizimi i parave të emigrantëve
Gjatë fjalës së tij në Durrës, Rama tha procesi i Këshillimit Kombëtar ka nisur prej disa kohësh, duke e plotësuar si në formë fizike, apo atë online.
“Këshillimi Kombëtar”, vijoi më tej kryeministri, “ka rëndësi, sepse opinionet e qytetarëve shqiptarë, pavarësisht bindjeve të tyre, kanë të bëjnë me çështje që lidhen me vendimmarrjen e qeverisë”.
Këshillimi Kombëtar, tha kreu i qeverisë, “na ndihmon neve që të marrin vendimet e duhura aty ku jemi në dilemë”.
Rama u ndal së pari te kursimet e emigrantëve, nëse duhen formalizuar apo jo paratë, të cilat nuk i kanë të deklaruara nëpërmjet sistemit bankar, por i kanë sjellë pjesë-pjesë apo i kanë kursyer dhe duan t’i sjellin të gjitha në vendin e tyre.
Fakti që disa i kanë fituar në punë të zezë, “është e pamundur që paratë t’i çojnë nëpër banka në vendet ku janë”, tha ai.
Sipas kryeministrit, këtu nuk bëhet fjalë për paratë e fituara në rrugë kriminale, sepse “në të gjitha rastet, për këto para nuk ka asnjë lloj mundësie formalizimi pa pasoja”.
Për të formalizuar paratë e fituara në të zezë, vijoi Rama, ekziston një pengesë ligjore, sepse duhet të kalohen gjithë ato filtra për të argumentuar paratë e dërguara në Shqipëri.
“Pa diskutim, një shtysë e fortë e brendshme për të thënë ‘po’, duhet marrë, por është një vendim që ka edhe kundërshtinë”.
Një kundërshti, vijon më tej ai, është sepse këto vendime çojnë në ligje amnistie për kursimet e padeklaruara të njerëzve dhe mund të përdoren si mekanizma për pastrim parash.
Nga ana tjetër, ka dhe një kundërshti nga institucionet partnere, shtoi Edi Rama, të cilat shprehin shqetësimin e mësipërm.
Marrë shkas se të njëjtin vendim kanë marrë edhe shtete si Italia, tha Rama, edhe ne do ta marrim vetë, “së bashku me qytetarët shqiptarë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë socialiste, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-s
-
Liga e Kombeve/ Trajneri Sylvinho dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit