Lajme

Rama dhe Vuçiç për Open Balkans – “Ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd?”


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një fotografi me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ku që të dy po marrin pjesë në Samitin e Liderëve për Ndryshimet Klimatike në Glasgow.

“Mbështetje të fuqishme për Open Balkans. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Edi Rama, dhe tashmë Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishin planifikuar vizitë në Beograd me 3 dhe 4 nëntor, për të diskutuar për inicativën rajonale Open Ballkans.

Ndërsa për shkak të rezultateve të dobëta zgjedhore, mbrëmjen e së dielës, Zaev u dorëhoq nga posti i shefit të ekzekutivit maqedonas, si dhe nga kryetari i partisë së tij.

Shkuara e tij në Beograd është e paqartë tash për tash, për shkak të dorëheqjes.

Ndërkaq, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e nisën takimin me Emanuel Macron në një mënyrë të pazakontë duke “trokitur mbi dru”.

Sipas disa traditave të vjetëra evropiane “trokitja mbi dru” shprehë një dëshirë që diçka të ndodhë ose të mos ndodhë.

Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Emanuel Macron

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore