Shqipëria

Rama dënon fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist të Hamas-it kundër Izraelit, duke cituar statusin e tij në median sociale “X”.

“Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, thekson kreu i Qeverisë shqiptare duke iu adresuar homologut izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dënoi më herët ashpërsisht sulmet e militantëve të Hamasit në Izrael, ku një inkursion i organizuar mori jetë mëngjesin e 7 tetorit.

Në një shkrim në median sociale X, njohur më parë si Twitter, Begaj shkruan se Shqipëria i qëndron përkrah Izraelit në këtë kohë të vështirë dhe se lutjet shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre.

Po ashtu, kreu i shtetit nënvizon se Shqipëria qëndron e vendosur kundër çdo akti terrorizmi.

Nga ana tjetër, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka dënuar ashpër në emër të Shqipërisë sulmin e përgjakshëm të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit, ku mijëra raketa janë lëshuar në zonat jugore, një numër i pacaktuar personazh kanë mbetur të vrarë dhe 35 shtetas izraelitë janë raportuar të marrë peng.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan kryediplomati shqiptar.

Nga ana tjetër, prej MEPJ-së është bërë me dije se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga ngjarjet.

Nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar në Izrael pas sulmeve të Hamasit, MEPJ nxjerr udhëzimet për ndihmë

Në bazë të njoftimit nga MEPJ-ja, situata po monitorohet imtësisht dhe për këto që ka nevojë për ndihmë, është ofruar edhe një numër telefoni me udhëzimet përkatëse.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit +972 54-4806601”, thuhet në njoftimin për media.

Izraeli nis operacionin “Iron Swords”, pas inkursionit ushtarak të Hamasit

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore