Shqipëria

Rama del nga spitali pas operimit për heqjen e apendicitit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë të martën e 18 prillit nga ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza pas ndërhyrjes urgjente që bëri mbrëmjen e kaluar.

Kryeqeveritari ka lënë ambientet e spitalit rreth orës 06:00.

Ai iu nënshtrua më herët një ndërhyrjeje për heqjen e apendicitit.

Pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kreu i Qeverisë u diagnostikua me apendicit akut.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekevë kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjatës, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

Ndërhyrje, sipas stafit, u konsiderua e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitej e mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore