Shqipëria

Rama apel kontrollorëve: Ndahuni nga ata që ju futën në lojë me zjarrin


“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin!”.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

“Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një prononcim publik, ka bërë me dije se në këtë kërkesë, bëhet fjalë për të dhënë paga të plota 4 mijë e 400 euro, nga 2 mijë e 400 euro që kontrollorët po marrin aktualisht, duke parë situatën e krijuar nga Covid-19.

Ndër të tjera, kryeministri Rama ka theksuar më herët gjatë ditës, se “organizatorët do të ndiqet penalisht”.

“Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin. Ndalohet rreptësisht ndërprerja e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve.

“Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!”, finalizon Rama deklaratën e tij.

Situata ndërkohë mbetet e paqartë nëse trafiku ajror do të lirohet apo jo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore