Kultura

Qyteti antik i Elbasanit, strehë e kulturës shqiptare


Elbasani është ndër qytet më të lashta të Shqipërisë. Ai është i mbushur me histori, e cila e ka zanafillën që në lashtësi. Fakti që vërtetoi plotësisht vendndodhjen e qytetit është guri i varrit të legjionarit, Mark Sabiti, i cili ruhet në ditët tona në Muzeun Etnografik në Elbasan. Specialistët vlerësojnë se guri në fjalë është i vetmi monument epigrafik që përmend emrin e lashtë të Elbasanit.

Kalaja e Elbasanit

Kalaja e Elbasanit, është personifikimi i historisë së tij. Ajo është ndërtim romak e ndërtuar në fillim të shekullit të III-të para erës sonë.

Plot 100 vjet pasi e pushtuan osmanët, qyteti filloi të shpërndahej jashtë Kalasë. Sot “qyteti” brenda mureve quhet lagjja e Kalasë, ndër të vetmet në Shqipëri ku ka ende plot vendbanime, të cilat bashkëjetojnë me të kaluarën. Tashmë, nga kalaja origjinale ka mbetur vetëm porta jugore e saj por ajo përmban shumë monumente të tjera të ndërtuara ndër shekujt në vazhdim.

Brenda mureve të kësaj kalaje ndodhet lagja me të njëjtin emër që është nga më të vjetrat dhe më të famshmet për historinë e traditat kulturore që mban në gjirin e saj. Rrugët e shtruara me kalldrëm janë një tjetër e veçantë e qytetit.

Të shumta janë edhe objektet e gjetura, kryesisht në zonën e Belshit, që i përkasin periudhes, së lashtë mes të cilave veçohen enët e baltës me një ose dy vegje, portrete të ndryshme në terrakotë, stoli prej ari, enë prej bronzi, monedha figurina dhe pllaka relieve.

Një vend të veçantë zënë një punimet artizanale me thurje, ornamente.

Ky qytet ka qenë për shumë dekada  qendër e rëndësishme arsimore e kulturore, që me patriotët atdhetarët tij të shquar si Konstandin Kristoforidhi, Aqif Pashë Elbasani, Lef Nosi, Aleksandër Xhuvani e shumë të tjerë luajtën rolin e një drejtuesi të vërtetë në lëvizjen arsimore e kulturore kombëtare./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore