Tre personat e plagosur nga ngjarja e cila ndodhi të hënën në Veternik janë në gjendje stabile.
Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
“Akoma janë në Emergjencë. Gjendja e tyre është stabile. Akoma nuk janë kryer konsultimet e nevojshme”, ka thënë ai.
Ky rast ishte konfirmuar për AP, nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë”.
Policia kishte dalur në vendin e ngjarjes dhe tre të plagosurit ishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërsa, u potencua se po merren veprime operative-hetimore me qëllim që të dyshuarit të identifikohen dhe të sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes.
Më 6 gusht, edhe një grua u plagos me armë zjarri mëngjesin e së martës në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.
Përpos kësaj, edhe të dielën, një person u plagos me armë zjarri, në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
DASH: Dialogu Kosovë-Serbi e vetmja rrugë përpara
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi
-
Mbishkrime kërcënuese në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal të Zveçanit
-
Joseph: SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin ndaj Serbisë – ajo çfarë po bën Kurti është problematike
Lajmet kryesore
-
Shqiptarët janë më optimistët e rajonit, sipas Barometrit të Ballkanit 2024
-
Rritja e pensioneve nga 1 tetori, sa përfitojnë realisht pensionistët?
-
Lëvizja e Von der Leyen për të mbretëruar e vetme mes qeverive në krizë
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi