Lajme

“QIKA” me aksion kundër arsyetimit “seksist” të Gjykatës së Gjilanit


Fotografi e shkrepur nga aksioni i organizates QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), gjatë një aksioni te objekti i Këshillit Gjyqësor, kanë kërkuar të ndërmerren masa disiplinore ndaj gjykatësve për rastin e dhunimit në Gjilan.

Ky aksion simbolik u bë për të kundërshtuar aktgjykimin “seksist” të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare.

“Ky aktgjykim është krejtësisht i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesit dhe fajëson viktimën. Gjykata ka përdorur shprehje tejet seksiste dhe diskriminuese në bazë të gjinisë për të arsyetuar lirimin e dhunuesve”, thuhet në njoftim.

Foto nga aksioni i organizates QIKA

“Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa disiplinore ndaj gjykatësve të trupit gjykues të këtij rasti”, vijon njoftimi.

“Seksistat se kanë vendin në Gjykatë”, “Jo i bjen JO”, “Aktgjykim seksist”, janë disa nga mbishkrimet e vendosura para Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga aktivistët e qendrës QIKA së bashku me disa organizata të tjera.

Foto nga aksioni i organizates QIKA

Aktivistja nga organizata “QIKA”, Leonida Molliqaj, tha se ky aktvendim legjitimon dhunuesit dhe fajëson viktimën.

Aktivistja nga organizata “Qika”, Leonida Molliqaj

“Gjykata ka përdorur shprehje seksiste dhe diskriminuese në bazë të gjinisë për të arsyetuar lirimin e dhunuesve”, tha ajo.

Ndryshe, më pesë dhjetor të këtij viti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media teksa u pyet se si e komenton vendimin e Gjykatës në Gjilan për dhunimin e një vajze të mitur, ai thotë se “vendimi i tillë është i papranueshëm”.

“Gjuha e një aktgjykimi dhe vendimi të tillë është e papranueshme dhe jam i tronditur me atë gjuhe që është përdorur”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Duke mos e ditur rastin konkretisht jemi të njoftuar aq mesa mund të lexojmë, dhe shohim një gjuhë që vjen nga një mendësi e papranueshme. Sot do ta vizitoj departamentin që merret me luftimin e dhunës ndaj grave”.

“Rasti i Gjilanit, është një dëshmi më shumë se sa e thellë duhet të jetë referoma në sistemin e drejtësisë”, është shprehur Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore