Kosova

Qeveria zvicerane miraton ndryshimet: Kosovarët mund të futen pa viza edhe në Zvicër


Ilustrim

Si një vend anëtare e Zonës Schengen, por jo edhe pjesë e Bashkimit Evropian, Qeveria e Zvicrës më 17 maj të këtij viti ka miratuar ndryshimin e nevojshëm për të mundësuar udhëtimin pa viza të kosovarëve në këtë shtete.

Kështu të paktën bëhet e ditur në një komunikatë për media e lëshuar nga Qeveria e Zvicrës.

“Më 17 maj 2023, Këshilli Federal miratoi ndryshimin e nevojshëm të Urdhëresës për hyrjen dhe lëshimin e vizave. Si një vend Shengen, Zvicra është angazhuar për të miratuar zhvillime të mëtejshme të acquis të Shengenit”, thuhet në Komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Zvicrës.

Më 18 prill Parlamenti Evropian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët, ndërsa më 19 prill, një ditë më pas, u nënshkrua akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të ndodh pas kësaj është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Komunikata ndër të tjera ka bërë të ditur se për t’u punësuar në Zvicër ende kërkohet vizë.

“Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime profesionale dhe të mos jenë punëtorë ekuivalent në tregun zviceran të punës ose në vendet e BE/EFTA. Gjithashtu, duhet të respektohen kushtet e zakonshme të pagës dhe punës”.

Vendimi i liberalizimit të vizave për kosovarët do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2014, pasi kjo çështje u lidhë me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi.

BE na i hoqi vizat, pas 12 vjetësh

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore