Lajme

Qeveria ndan edhe 10 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike


Mbledhja e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e të mërkurës së 25 prillit ka ndarë edhe 10 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike.

Kjo ndarje është bërë në kuadër të pakos së Bashkimit Evropian dhe në kuadër të marrëveshjes IPA 3, pako kjo e nënshkruar me 3 shkurt mes Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Propozimin e ka bërë fillimisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka sqaruar se kjo po bëhet për të zbutur krizën socio-ekonomike të Kosovës.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për aprovimin e ndarjes së mjeteve buxhetore për zbatimin e masave të efiçencës së energjisë për zbutjen e krizës së energjisë, në linjë me prioritet për zbutjen e krizës socio-ekonomik të krizës energjetikë, ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka sjellur për aprovim ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10 milionë eurove për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë”, deklaroi kryeministri.

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kurse ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se kjo është vetëm njëra ndër masat që po merret në kuadër të pakos së Bashkimit Evropian.

“Kjo masë ka të bëjë me masën 3 që është në kuadër të planit të veprimit që parasheh shtrirjen dhe shfrytëzimin mbështetëse të pakos së Bashkimit Evropian, për mbështetje për tejkalim të krizës energjetike, pra masa në fjalë zbatohet sipas planit të zbatimit”, ka thënë Murati.

Qeveria miratoi edhe kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e Projektit “Sistemi i monitorimit elektronik”, për vitin 2023.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për këtë marrëveshje ndahen “600 mijë euro dhe ka të bëjë me prokurimin e sistemit të monitorimit elektronik”.

Gjatë mbledhjes u propozua që të bëhet edhe zëvendësimi i përkohëshëm i punonjësve civilë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas ministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kjo po bëhet në kuadër të zbatimit të ligjit për zyrtarë publikë.

“Në zbatimit të ligjit për zyrtarë publikë, ministria e Punëve të Brendshme propozon zëvendësimin e mungesës së përkohshme për punjonësit civili, andaj duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj rregullore, kërkoj nga ana juaj miratimin e kësaj rregullore”.

Një tjetër pikë ishte edhe shqyrtimi i projektpropozimit për mbrotjen e të dhënavëe përmes së cilit mbrohen të dhënat për mbrojtjen statistikore, i cili u miratua nga Qeveria.

Gjithashtu u shqyrtua propozim-lehtësimi për personat e verbër për të siguruar qasje në gazetën zyrtare.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo po bëhet me qëllim që të gëzohen të drejta të barabarta edhe për personat me aftësi të kufizuara.

“Shqyrtimi i propozim-lehtësimin për personat e verbër, për të siguruar lehtësim në qasje personave të verbërve në gazetën zyrtare duhet të bëhen ndryshimi i publikimit të akteve nënligjore në Gazetën Zyrtare, ashtu që aktet nënligjore të publikohen në secilën gjuhë ndaras”.

“Një ndryshim i tillë ndikon drejtpërdrejt në informim të saktë dhe punë më cilësore por mbi të gjitha ndihmon personat me aftësi të kufizuar të gëzojnë të drejta të barabarta ashtu siç ju takon”, tha kryeministri.

Edhe ky propozim u miratua nga ministrat e Qeverisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore