Qeveria miraton masat emergjente për energjinë elektrike: Situata me rrymën mund të përkeqësohet
Në mbledhjen e 118-të të Qeverisë së Kosovës, ministrat kanë miratuar masat emergjente për furnizim me energji.
Në këtë mbledhje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se furnizimi me energji mund të përkeqësohet.
“Duke marrë parasysh se çështja aktuale me energji mund të përkeqësohet dhe çmimi i importit mund të shënojnë rritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, Qeveria ka propozuar masa për energji”, tha Kurti.
Në anën tjetër ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë thirrje që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe KOSTT-it, të marrin masat e nevojshme për furnizim të rregullt me energji elektrike.
“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të jetë në rrezik që lidhet me rritjen e çmimeve në fund të muajit shkurt e mars veçanërisht, propozojmë masat emergjente në mesin e të cilave me ndalimin e përdorimit të energjisë për prodhimin e kriptovalutave”, ka theksuar Rizvanolli.
Qeveria gjithashtu ka emëruar edhe drejtorët e rinj të bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini” në Pejë.
Kryeministri Kurti propozoi emrat e drejtorëve dhe vendimi u miratua me votim unanim.
“Jusuf Nikçi do të jetë kryesues i bordit, anëtarë të të cilit u emëruan Mevlyde Kelmendi – Begolli, Simon Balaj dhe Driton Sylça. Mandati i tyre do të zgjasë tre vjetë”, tha Kurti.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar edhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ky Projektligj ka për qëllim të rregullojë themelimin dhe menaxhimin e parqeve industriale teknologjike.
Hajdari ka thënë se synojmë që të ofrojmë përmirësimin e infrastrukturës së institucionet vendore dhe të huaja.
Qeveria e Kosovës në këtë mbledhja ka ndarë 70 mijë euro për promovimin e librit për “Reçaku” të ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Gjithashtu janë ndarë edhe 100 mijë euro për mbështetje të Fondacionit amerikano-kosovar për Edukim si dhe 250 mijë euro për organizimin e eventit “Muri i Nderit” nga Fondacionit shqiptaro-amerikan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit