Shqipëria

Qeveria Kurti ndalon pensionet për veteranët nga Shqipëria


UÇK

Qeveria e Kosovës prej një muaj ka ndalur pensionet veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Shqipëria, të cilët në luftën në Kosovë.

Për Albanian Post nga OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Qeveria është arsyetuar duke u thirrur në ligj.

“Ata thirren në ligj”. Ndërsa sa i përket ndalesave që u janë bërë ka thënë se nuk e din me saktësi se a bëhet fjalë që një gjë e tillë është ndaluar “që një muaj apo më shumë se një muaj”.

AP lidhur me këtë çështje ka kontaktuar edhe me kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Tiranë, Spiro Butka.

“Në atë reagim ankimor që kemi bërë janë sqaruar të gjitha shkeljet që ka bërë Albin Kurti e ministri për Punë Sociale i Qeverisë së tij”, tha Butka.

Ai ka deklaruar se reagimin-ankimor e kanë dërguar në adresë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministrit, Kurti dhe të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje dhe kjo e “etablon mosmirënjohjen e tyre”.

“Ne ua kemi dërguar me mesazhe, Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit dhe nuk na kanë kthyer përgjigje”.

Në reagim Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Tiranë ndër të tjera thuhet “qeveria Kurti në të hyrë të muajit Qershor 2021, pa biseduar, konsultuar e ballafaquar me ata që derdhën gjak, ata që u gjymtuan dhe ata që sakrifikuan jetën e familjen për këtë shtet, në ulset e të cilit janë ulur gabimisht politikanë të pa arsyeshëm, ndalon shpërndarjen e suplimentit për kontributet e luftës, i ashtu quajtur qëllimisht pension”.

Në reagim-ankimor thuhet gjithashtu se Qeveria Kurti përveç që po “shkel ligjin Nr.04/L261 Pika 1 dhe 2 me dy këmbët” ajo po e baltos edhe Kushtetutën e Kosovës.

“Qeveria Kurti’ e thelloi më tej spastrimin, duke filluar me atashetë ushtarak e të tjerë në Kosovë. Por mosmirënjohja e “Qeveris Kurti” edhe pse i përket së tashmes, ajo e ka rrjedhojën nga qeverisjet e mëparëshme”, thuhet në reagim.

Lidhur me vendimin Qeverisë ka reaguar edhe ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, duke thënë se vendimi i Qeverisë është selektiv dhe si i tillë nuk duhet të ndodh.

“Vendimi selektiv për ndarjen e veteranëve të UÇK nuk guxon me ndodhë, organet vendimmarrëse të ndreqin gabimet, mos i futni duart ku nuk guxoni, mos e kaloni rubikonin. Dallimet e qëllimta për ata që pa dallim u rreshtuan në radhët e UÇK gjatë luftës për liri është i rrezikshëm dhe nuk kalon”.

Albanian Post lidhur me vendimin e ndërmarr nga ana e qeverisë, ka kërkuar nga kjo e fundit të sçaroj pse janë bërë këto dallime në mes veteranëve, mirëpo nuk ka marr asnjë përgjigje.

Ndërsa më poshtë gjeni reagimin e plotë të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Tiranë.

Reagimi Ankimor i SHVL të UÇK-së- Tiranë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore