Kosova

Qeveria kërkesë Osmanit për autorizimin e kredisë nga BERZH-i


Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, përmes një mbledhje të mbajtur online të premten ka marrë tri vendime, në njërin prej tyre ka kërkuar autorizimin për nënshkrim të marrëveshjes së kredisë me BERZH-in.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

“Është aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërsa, është thënë se janë rialokuar mbi 320 mijë për ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në shërbim të zbatimit të Programit ‘Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme’.

“Është miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR Nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më 6 prill, nga Banka Botërore ishte thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 ka qenë 3.5 për qind, ndërsa për vitin 2023 do të ketë një rritje modeste me 3.7 për qind.

Mirëpo, në Kosovë, gjatë vitit 2022, janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor.

Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore