Bota

Qeveria Irlandeze, marrëveshja e fshehur me Gerry Adams, zbulohen dosjet e deklasifikuara


Dosjet e deklasifikuara, zbuluan marrëveshjen e bërë nga Qeveria Irlandeze e vitit 1994 me Gerry Adams, për 11 të burgosurit e Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA), për trajtim të veçantë.

Pas armëpushimit të IRA-s më 31 gusht 1994, u bë një takim i fshehtë mes dy zyrtarëve të lartë të Qeverisë Britanike dhe Irlandeze.

Gjatë takimit në Londër më 15 shtator 1994, Sekretari i Lartë i Zyrës së Irlandës së Veriut (NIO), Sir John Chiclot, me Sekretarin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, Timothy Dalton, u deklarua se diskutuan për çarmatimin ushtarak.

Por shumë nga detajet e atij takimi nuk u publikuan për shkak të natyrës së ndjeshme që përmbante.

Në një dokument të deklasifikuar të Zyrës së Regjistrimit Publik në Belfast, u zbulua se Qeveria Irlandeze negocioi në mënyrë të fshehtë me IRA-n.

Një memo konfidenciale me pesë faqe, e dërguar më 19 shtator 1994 zbuloi atë që ishte diskutuar mes Sir John dhe Dalton.

John deklaroi se një nga temat kryesore që Dalton donte të diskutonte ishte rishikimi i çështjes së të burgosurve republikanë

Gjatë bisedës së tyre të dy zyrtarët diskutuan mundësinë e “një marrëveshje midis
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Irlandeze (INLA) dhe Republikanit, Garry Adams, me të cilin, i pari do t’i dhuronte të dytit armët që po kërkonte”.

Dalton i tha Sir John se Gerry Adams i kishte kërkuar Qeverisë Irlandeze një rrishikim çështjes së 11 të burgosurve republikanë.

Megjithëse Adams theksoi, nuk priste një lirim të menjëhershëm të të burgosurve.

Dalton kishte kuptuar se në këmbim të kësaj ‘zemërgjerësie’ “IRA kishte dhënë koorporata në lidhje me bashkëpunimin e plotë brenda burgjeve me regjimin, si dhe fundin e përpjekjeve për kontrabandë me armë dhe objekte të tjera”.

Ai sugjeroi që falja mund të rritet nga një e katërta në një e gjysmë, si, dhe të bëhej një rishikim i popullsisë me burgim të përjetshëm,i cili përfshinte tre anëtarë të IRA-s.

Sir John tha që Adams e bëri të qartë se “nuk ishte e mendueshme ose e pranueshme, nga Qeveria dhe Westminster, që do të kishte ndonjë ndërhyrje në procesin e duhur të drejtësisë në lidhje me dënimet që do të mbaheshin”.

IRA pastaj theu armëpushimin para se ta rivendoste atë në 1997.

Brenda disa javësh nga ky armëpushim i dytë, autoritetet irlandeze u dhanë lirimin e parakohshëm pesë të burgosurve të IRA-s.

Tre muaj më vonë u liruan dhe nëntë të burgosur të tjerë të IRA-s.

Garry Adams, lideri historik i partisë nacionaliste irlandeze ”Sinn Fein”, tepër i njohur për militantizmin politik. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore