Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar me unanimitet, udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve për produktet e naftës dhe karburanteve të ripërtritshme dhe masat e tjera mbrojtëse, në Kosovë.
Udhëzimi administrativ në fjalë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori, të mbrohet konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg dhe për qëllime të tjera të interesit shtetëror, ka deklaruar Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.
“Në bazë të të dhënave që posedon Ministria Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të konfirmuara me evidencë nga bizneset, nga Dogana dhe ATK të cilat evidenca kanë argumentuar që ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror, prandaj për faktin që mos përshtatja e çmimeve është një ndër shkaqet kur qeveria mund të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar apo përkufizimin e marzhës tregtare”, ka deklaruar Hajdari.
Hajdari nuk ka zbuluar tavanin e çmimit të naftës dhe derivateve të tij, por ka thënë se kjo do të përllogaritet nga evidencat që kanë siguruar nga institucione përgjegjëse në Kosovë.
“Përllogaritjet për çmimin maksimal do të jenë të bazuara nga evidenca e doganës dhe ATK-së dhe udhëzimi në fjalë është përgatitur në punën ekipore me Ministrin e Financave, Punës dhe Transferove dhe institucionet tjera përkatëse dhe me këtë udhëzim Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë e Tregtisë, propozon caktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet”, ka shtuar Hajdari.
Ky udhëzim administrativ, të cilin ministrja Hajdari nuk e shpalosi fare, thotë se u hartua në përputhje me procedurat e parapara pas konsultimit me Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Inspektoratin e Tregu, Shoqatën e Naftëtarëve dhe të tjerë akterë përkatës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë