
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, përmes një konference për media ka bërë të ditur se kjo parti është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në vend dhe se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga sovraniteti energjetik në Veri.
Shala, tha se situata me energjinë elektrike pritet të rëndohet edhe më shumë, për arsye që sipas tij, qeveria vetëm po orvatet në këtë situatë.
“Si asnjëherë deri më tani, raporti konsultativ i Qeverisë dhe ZRRE-së, lë jashtë kufijve katër komunat e vendit duke mos i përfshirë në ngritjen tarifore që ka paraparë për pjesën tjetër të vendit”, ka thënë Shala.
“Pra kjo ndarje është e papranueshme dhe e paligjshme. Kjo është pabarazi e lartë mes qytetarëve të Republikës sonë. Kjo Qeveri po heq dorë nga shtrirja e sovranitetit energjetik shtetëror, e në anën tjetër në kurriz të taksapaguesve të pjesës tjetër, paguan shpenzimet qindra milionëshe të pjesës veri”, ka shtuar ai.
Më tej, Shala kritikoi qeverinë, ku tha se po i kundërshton projektet alternative, siç është gazi amerikan, dhe i ka thënë jo investitorëve strategjik të energjisë se erës e gjithashtu, sipas tij, qeveria i ka thënë jo të gjitha burimeve të tjera alternative.
“Përkundër paralajmërimeve që PDK-ja ka informuar institucionet e vendet dhe sektorin energjetik, qeveria me paaftësinë e saj menaxhuese dhe ndërhyrjet politike në ZRRE, ka planifikuar ngritjen e çmimeve si të vetmen masë në këtë krizë”.

Ndryshe të martën e 25 janarit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu ka pranuar se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Kjo me arsyetimin se ZRRE-ja është duke zhvilluar një proces gjyqësor sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë të vendit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BRISK KUSHTETUTËS – Presidentja ka mundësi që ka bërë shkelje, duhej ta linte një zëvendësues
-
Ambasadori i MV-së në Shqipëri: Nuk duam të ndahemi në rrugëtimin evropian
-
BE-ja miraton këstin prej 500 milionë eurosh për të armatosur Ukrainën
-
Shefi i BE-së në Kosovë nga Manastiri i Deçanit: “Të zbatohet vendimi i Kushtetueses”