Shqipëria

Qarkullonin me armë, arrestohen dy adoloshentë në Kamzë


Policia e Kamzës, të martën e 2 nëntorit, ka arrestuar dy adoleshentë pasi qarkullonin me armë zjarri me vete, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për banorët.

Përkatësisht në vijim të operacionit policor të koduar “Adoleshentët”, u arrestuan shtetasit E. K., 18 vjeç dhe M. K., 16 vjeç – të dy banues në Kamzë.

Ky i fundit rezulton person me precedent penal pasi ishte arrestuar dhe herë të tjera për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Dy adoleshentët kishin qëlluar në ajër, në urën e lumit Çekrez, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për banorët.

Gjatë operacionit, 16-vjeçari është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me shtetasin 18-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë, pas kontrollit në banesën e këtij të fundit gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore