Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Kuvend Komunal në komunën e Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kandidati për asamble në komunën e Podujevës, Xhevdet Maloku, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili edhe ka bërë ankesën.
“Zyrtare, Podujeva në rinumërim total. Sot pranuam vendimin e PZAP i cili na e pranojë ankesën e 119 kandidatëve për Kuvend Komunal. Dhamë një shembull që të bashkuar mund t’ia dalim, do e mbrojmë çdo votë e cila ende gjendet në kuti të votimit”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për Albanian Post, ka thënë se nuk është i njoftuar në lidhje me këtë vendim.
“Ju lutem bisedoni me zotëri Malokun, sepse nuk jam në dijeni për këtë çështje”, ka thënë Bulliqi.
Ndërkohë, Xhevdet Maloku, ka publikuar edhe dokumentin e PZAP-së, në të cilin thuhet se është pranuar e bazuar ankesa e Xhevdet Malokut nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilit i janë bashkangjitur edhe 119 kandidatë nga LVV, LDK, PDK, AAK, NISMA, PP, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Në Podujevë garojnë Ekrem Hyseni i LDK-së, i cili në raundin e parë mori 44.20 për qind dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 44.16 për qind.
Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror Zgjedhor ka njoftuar se kjo fushatë do të zgjasë vetëm pesë ditë.
“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”.
“Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, ka shpjeguar Valmir Elezi.
Votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbahet të dielën më 14 nëntor.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna ku asnjëra nga kandidatët për kryetarë të komunave nuk arriti të marrë 50+1 për qind të votave.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet më 14 nëntor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në Gjermani 3.4 për qind, në Kosovën e LVV-së vetëm 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?