Zgjedhjet në Kosovë

PZAP hedh poshtë ankesën e Përparim Ramës ndaj Arben Vitisë


Përparim Rama, kandidat për kryetar komune nga LDK dhe Arben Vitia kandidat për kryetar komune nga VV, në Prishtinë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa “e ka hedhur si të palejuar” ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për shpërndarje të materialit zgjedhor në rrjete sociale.

LDK kishte paraqitur ankesë në PZAP kundër kandidatit për kryetar komune nga VV në Prishtinë, Arben Vitisë për shkak se më datën 28 tetor, kishte shpërndarë një video 13 sekondash, në Facebook, “në të cilën bën thirrje për votim, pa dallim”, thuhet në arsyetimin e vendimit nga PZAP.

“Pa bërë specifikim e duke ju drejtuar të gjithëve pa dallim, madje në një periudhë kur ende nuk janë certifikuar rezultatet”, ishte ankuar LDK.

“Duke bërë nxitje e ndërhyrje në votim”.

Si provë, në këtë ankesë, LDK kishte dërguar edhe linkun e videos së publikuar.

Duke pretenduar se me këtë veprim është në kundërshtim me nenin 33 të ligjit të për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së thuhet se ky vendim është marrë sipas Nenit 33 dhe 44 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Rregullës Zgjedhore Nr.11/2013, Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët dhe Rregulla Zgjedhore Nr.13/2013 Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimit për ngjarjet politike”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore