Lajme

Putini i premton rrymë Vuçiçit për Serbinë


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka premtuar rrymë të mjaftueshme për të kaluar krizën e dimrit Serbisë.

Mediumi serb Tanjug, ka shkruar se Putini ka pasur të shtunën një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Aty është diskutuar për situatën energjetike në botë dhe se Putini thuhet se i ka shprehur zotimin e Rusisë që t’i qëndrojë pas marrëveshjes së mëhershme dhe që Serbia të furnizohet mjaftueshëm me gaz për dimër.

Të dy kanë theksuar se lidhjet ekonomike mes Serbisë dhe Rusisë po forcohen vazhdimisht dhe se rasti për bashkëpunim të mëtejmë është edhe më i madh.

Vuçiç, thuhet se e ka falënderuar Putinin edhe për furnizimet ushtarake.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në kohën kur Evropa po ballafaqohet me një krizë energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit, ndalimit të prodhimit të energjisë përmes qymyrit dhe prodhimit të pakët të energjisë përmes formave alternative si pasojë e kushteve atmosferike, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se Serbia nuk ka as nuk do të ketë telashe për furnizim.

Madje, sipas Vuçiçit, probleme nuk do të ketë as në aspekte të tjera, siç është ngrohja, gjatë këtij dimri.

“Serbia nuk do të ketë probleme me elektricitetin dhe furnizimin me gaz. Nuk do të ketë probleme as me ngrohtoren”, ka deklaruar Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb Prva.

Ndryshe nga Serbia, Ballkani në përgjithësi e ka përjetuar rëndë krizën me energji, në veçanti Kosova.

Tashmë kanë filluar reduktimet dhe ka qytete e lagje të Kosovës ku reduktimet kanë shkuar deri në 20 me 4 orë në favor të territ.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore