Putin vendos ligjin ushtarak në territoret e aneksuara

SHFLETO
albanianpost
19.10.2022 14:00
Loading Icons...

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli gjendjen ushtarake në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.

Ligji ushtarak është futur në rajonet “DPR”, “LPR”, Kherson dhe Zaporozhye.

Në gusht, parlamenti ukrainas mbështeti zgjatjen e ligjit ushtarak në vend për 90 ditë deri më 21 nëntor të vitit 2022.

Raportohet gjithashtu se qeveria ruse, në emër të Putin-it, do të krijojë një këshill të posaçëm koordinues.

Kjo, e kryesuar nga kryeministri Mikhail Mishustin për të “koordinuar punën për përmirësimin e sigurisë”.

Duke iu drejtuar turmës më 30 shtator në Sheshin e Kuq të Moskës, presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua se do të “bëjë gjithçka” për të “rritur nivelin e sigurisë” në Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk – rajonet në Ukrainë që presidenti rus i aneksoi zyrtarisht po atë pasdite.

“Të dashur miq, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur vëllezërit dhe motrat tona në Zaporizhzhia dhe Kherson, dhe në Donetsk dhe Luhansk”.

Sipas tij, Rusia do të bëjë gjithçka për të rikthyer ekonominë dhe për të rivendosur infrastrukturën, për të ndërtuar shkolla, institucione të reja, spitale.

“Jemi bërë më të fortë sepse jemi bashkë. Ne kemi të vërtetën. Dhe e vërteta do të thotë fuqi. At do të thotë fitore. Fitorja do të jetë e jona”.

Referendumi për aneksimin, çfarë do të ndodhë në katër rajonet ukrainase