
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të premten e 16 qershorit se kishte transferuar armët e para bërthamore në Bjellorusi, duke konkretizuar vendosjen e shpallur në mars nga Moska.
“Kokat e para bërthamore u dorëzuan në territorin e Bjellorusisë. Këto janë vetëm të parat, deri në fund të verës, në fund të vitit, ne do ta përfundojmë plotësisht, plotësisht këtë punë”, tha ai në një forum ekonomik në Shën Petersburg (Nord-Ouest), transmetuar drejtpërdrejt në televizionin rus.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.
Putin e quajti gjithashtu homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, me besim hebre, një “turp për popullin hebre”, duke akuzuar edhe një herë Ukrainën se është në duart e neo-nazistëve për të justifikuar operacionin e saj të armatosur atje.
“Kam pasur shumë miq hebrenj që nga fëmijëria. Dhe ata thonë se Zelensky nuk është hebre, por turp për popullin hebre. Nuk është shaka”, tha ai.
Vladimir Putin ka akuzuar edhe një herë presidentin ukrainas për “mbulimin e këtyre bastardëve neonazistë” dhe për trajtimin e bashkëpunëtorëve të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore si heronj.
“Pse nuk na dëgjojnë?” pyeti ai. “Ne jemi të detyruar të luftojmë kundër kësaj”, tha ai.
“Ne kemi të drejtë të konsiderojmë qëllimin e denazifikimit të Ukrainës si një nga objektivat kyçe”, shtoi ai.
Vladimir Putin e justifikoi sulmin e tij ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022 duke pretenduar detyrën për të “denazifikuar” fqinjin e tij të cilin ai e akuzon për një “gjenocid” i supozuar i rusishtfolësve në Ukrainë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Tentuan të vidhnin me armë një banesë në Prush, shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha