Auto

Pushtimi i Ukrainës mund ta prishë ëndrrën e Musk-ut për automjete elektrike më të lira


Përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës, rritja e kostove të lëndëve të para mund të pengojë ëndrrën e shefit të Tesla-s, Elon Musk, për të nxjerrë automjete elektrike më të përballueshme.

Çmimet e rritura të nikelit, litiumit dhe materialeve të tjera kërcënojnë të ngadalësojë dhe të ndryshojë përkohësisht trendin afatgjatë të rënies së kostove të baterive.

Ato përbëjnë pjesën më të shtrenjtë të makinave elektrike, duke penguar adoptimin më të gjerë të teknologjisë.

Për analistin Gregory Miller kjo qëndron në krye të një zinxhiri furnizimi tashmë të rrënuar nga pandemia dhe mungesa globale e çipave.

“Rritja e çmimeve të lëndëve të para sigurisht që ka potencialin të vonojë afatin kohor për barazinë e kostos midis automjeteve elektrike dhe atyre me djegie, çka mund të pengojë miratimin më të gjerë të tyre”, ka thënë Miller.

Sipas analistit, ky vit mund të shënojë rritjen e parë nga viti në vit në çmimin mesatar të baterive litium-jon.

Sakaq, konflikti në Ukrainë vetëm sa i ka rritur aksionet, duke i rritur çmimet e nikelit në nivelin më të lartë prej 11 vitesh nga frika se eksportet nga prodhuesi kryesor – Rusia – mund të ndërpriten.

Po ashtu çmimet e litiumit janë rritur, thuajse dyfish.

Rusia prodhon afro shtatë për qind të nikelit në botë. Është gjithashtu ofruese e madhe e aluminit dhe paladiumit.

Nga ana tjetër, rritja e automjeteve elektrike ka rëndësi pasi konsumatorët e zakonshëm nuk do të paguajnë një çmim masiv për një teknologji që shumë nuk e përqafojnë ende plotësisht.

Një makinë elektrike mesatare e shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pothuajse 63 mijë dollarë në janar është rreth 35 për qind më e lartë se mesatarja e përgjithshme e industrisë për të gjitha automjetet.

Për analistët, çdo gjë që shton koston pritet të pengojë adoptimin e makinave elektrike.

Vitin e kaluar, këto makina përbënin rreth nëntë për qind të totalit të shitjeve globale të automjeteve.

Dhe më shumë se gjysma e konsumatorëve nuk janë të përgatitur të paguajnë 500 dollarë shtesë për të blerë një të tillë, pavarësisht kostove më të ulëta të funksionimit.

Kjo mund t’i vendosë prodhuesit e automjeteve në një pengesë nëse duan të tërheqin blerës të zakonshëm, në vend të klientëve luksoz për të cilët kujdesen aktualisht.

Më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka bërë me dije se ka folur me Musk-un, si shef edhe i SpaceX-it.

Ai ka njoftuar se vendi do të merrte më shumë nga terminalet e internetit satelitor Starlink gjatë javës së ardhshme.

“Kam biseduar me Elon Musk. I jam mirënjohës që ka mbështetur Ukrainën me fjalë dhe vepra”, ka shkruar Zelensky në platformën Twitter.

Kjo vjen pas pohimit të vetë Musk-ut se Starlink-u ishte i vetmi sistem komunikimi që ende punonte në disa pjesë të Ukrainës pas pushtimit rus.

 

Marrë nga “Reuters”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore