Lajme

Punonjësit e Netflix, në mbrojtje të komunitetit trans


Punonjësit e Netflix, të shërbimit të transmetimit në Los Angeles, kanë dalë në një protestё, ku kritikuan si transfobike komedinë e re tё Dave Chappelle.

Protesta fillimisht u zhvillua në ndërtesën Epic të Netflix. Mё pas u zhvendos në rrugën Vine ku u bashkuan më shumë njerëz, simpatizantë që avokojnë për reforma, përfshirë investimet te talentet dhe krijuesit trans.

Pamjet e filmuara tregonin një turmë, duke mbajtur banderola dhe flamuj ndërsa brohorisnin, “Jetët trans kanë rëndësi”.

Protestuesit u panë duke u përplasur me mbështetësit e Chappelle, të cilët u përpoqën të ndërprisnin daljen.

Tensionet në Netflix filluan në fillim të tetorit, kur drejtuesit e Netflix dyfishuan mbështetjen e tyre për komedianin Dave Chappelle, pas kritikave nga shikuesit, mbikëqyrësi i mediave Glaad, si dhe disa punonjës.

Ndërsa kritikat e brendshme u rritën, udhëheqësit e Netflix vazhduan të mbrojnë shfaqjen.

“Unë besoj se angazhimi ynë për shprehjen artistike është zgjedhja e duhur afatgjatë për Netflix. Megjithatё, vetëm koha do ta tregojë”, tha Reed Hastings, shefi ekzekutiv.

“Ndërsa disa punonjës nuk pajtohen, kemi besim të fortë se përmbajtja nuk përkthehet drejtpërdrejt në dëmtim të botës reale”, tha Ted Sarandos, një CEO tjetër.

Ndërkohë, Netflix pezulloi përkohësisht Terra Field, një punonjëse trans, e cila kishte postuar në Twitter se Chappelle “sulmon komunitetin trans dhe vetë vlefshmërinë e transensitetit”.

Kompania tha se Field ishte pezulluar sepse ajo kishte marrë pjesë në një takim, në të cilin nuk ishte ftuar.

Netflix hoqi nga puna po ashtu një punonjës tjetër trans, i cili ishte përfshirë në organizimin e lëvizjes, nën akuzat për rrjedhje të dokumenteve të brendshme në shtyp.

Punonjësi, i cili të martën e identifikoi veten si B Pagels-Minor, në një intervistë me New York Times, mohoi “rrjedhjen e informacionit të ndjeshëm në shtyp”.

Punonjësit janë zotuar të ndalojnë punën dhe të përqendrohen në përpjekjet për të mbështetur komunitetin trans.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore