Lajme

Punëtorët shëndetësorë – Kurtit: Kryeministër kthjelluni


Blerim Syla, Kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë.

Kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të mendoj edhe një herë që të ftoj punëtorët shëndetësor në takim.

“Neve edhe njëherë po i dërgojmë një mesazh kryeministrit Kurti që sot nga ora 15:00 të mendoj prapë, ne jemi këtu çdo ditë që të na ftojë për një takim për Ligjin e Pagave”, deklaroi Syla.

“Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim”.

Syla ka bërë të ditur edhe një herë se punonjësit shëndetësorë kanë mbajtur grevë me kërkesën që Projektligji për pagat të shkoj sa më parë në Kuvend.

“Të gjitha nivelet i janë përgjigjur grevës dhe kjo tregon unitet për kërkesat tona legjitime. Nuk kemi pas incidente, ndërsa janë trajtuar rastet emergjente dhe nuk është lënë pas dore asnjë rast emergjent”, tha Syla.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në protestë para Qeverisë.

Por, megjithatë kryetari i FSSHK-së ka sqaruar se shërbime u janë ofruar të gjithë pacientëve që kanë qenë në gjendje emergjente.

“Pacientë të dashur iu kërkojnë falje që Qeveria Kurti për tetë orë na bëri që të ndahemi nga ju. Në 43 qendra shëndetësore, në 7 spitale regjionale, qendra të mjekësisë i janë përgjigjur 100% grevës”.

Tutje ai deklaroi se kanë marrë mbështetje edhe nga Federata sindikale e punëtorëve shëndetësore të Finlandës, Komiteti ekzekutiv i sindikatave publike që ka dërguar edhe notë protestë për Qeverinë e Kosovës.

“Për ne si Sindikata kjo është e mirë por jo edhe për shtetin”, tha ai.

Ndërsa, mesazhi i fundit që Syla i përcjell kryeministrit Kurti është “të ulemi dhe të bisedojmë”.

Një protestë e punëtorëve në Prishtinë.

“Mos të na detyrojnë të bëjmë veprime që nuk i dëshirojmë. Por nëse ju keni vendos të ketë trazira sociale është çështje e juaja”.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka shprehur shqetësim për gjendjen e pacientëve pas fillimit të grevës nga stafi shëndetësor.

Më 25 nëntor, në turnin e parë të punës punëtorët e shëndetësisë ka kanë filluar grevën e urisë.

Arsyeja e këtij veprimi të tyre është siç thonë, injorimi i kërkesave që kanë lidhur me Ligjin për Paga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore