Kosova

Punëtorët e sektorit privat i japin afat Qeverisë të reflektojë


Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, ka marrë vendim që të shtyje nisjen e protestës.

Kryetar i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se kanë vendosur t’i jepin afat Qeverisë që të reflektojë lidhur me kërkesën e tyre për shtesa.

“Njoftoi opinionin dhe punëtorët e sektorit privat të Kosovës se protesta për të cilën është dashur që sot të merret vendim, që të fillohet javën tjetër, vendimi do të merret javën tjetër”.

“Ne edhe një javë po i japim mundësi, po i japim afat Qeverisë së Kosovës që kërkesën tonë ta shqyrtojë mirë, të reflektojë mirë”, ka theksuar Azemi.

Sipas tij, shtyrja e protestës është bërë për shkak të një pjesë të vogël që kanë dalur kundër.

Foto nga njëra protestë e organizuar nga sektori privat.

“Mbi 80 për qind të shoqatave janë pro protestave, por nuk po duam që as 20 për qindëshi të mbetet jashtë, na kanë kërkuar që të presim një javë, mendojmë që është më e arsyeshme që kur të hyjmë, të hyjmë të gjithë së bashku”, ka deklaruar Azemi.

Qeveria e Kosovës, në masat e luftuar inflacionin, ka ndihmuar punonjësit e sektorit publik me nga 50 euro për tre muaj rresht.

E njëjta kërkesë është duke u bërë nga punëtorët e sektorit privat.

Gjithashtu, me nga 100 euro janë ndihmuar pensionistët, ndërsa 100 euro u janë premtuar edhe studentëve dhe punonjësve të ndërmarrjeve publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore