Përballje

Publikohet lista e Maqedonisë, gjashtë shqiptarë do luajnë në “Euro 2020”


Maqedonia e Veriut ka publikuar listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë ngjyrat e këtij shteti në  Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në listën e 26 futbollistëve të ftuar nga trajneri Igor Angelovski, pa dyshim që bëjnë pjesë edhe gjashtë futbollistë me origjinë shqiptare, të cilët po kalojnë formë të mirë me ekipet e tyre.

Në mesin e futbollistëve të ftuar bëjnë pjesë Enis Bardhi (Levante), Esgjan Alioski (Leeds), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Ferhan Hasani (Partizan), Egzon Bejtullai (Shkendija), dhe Visar Musliu (Mol Fehervar).

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut shënoi një arritje historike, pasi që për herë të parë do të luajë në një Kampionat Evropian.

Kampionati Evropian do të startojë më 11 qershor, me ndeshjen e parë në Romë mes Italisë dhe Turqisë, ndërsa për herë të parë do të mbahet në disa shtete të ndryshmë të Evropës.

Lista e plotë e Maqedonisë së Veriut:

Portierë: Stole Dimitrovski, Damjan Shishkovski dhe Riste Jankov.

Mbrojtës: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Gjoko Zajkov, Darko Vellkovski dhe Ezgjan Alioski.

Mesfushorë: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikollov, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani, Elif Elmas, Daniell Avramovski, Darko Çurlinov dhe Marjan Radeski.

Sulmues: Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Vllatko Stojanovski, Kërste Vellkovski dhe Millan Ristevski.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore