Libra

Publikohet libri i djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden


Së shpejti publikohet libri i djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden, Ku rrëfen sfidën e tij me substancat narkotike.

Sipas Express-it, libri i titulluar “Beautiful things”, pritet të publikohet në 6 prill. Hunter Biden është avokat dhe ish-lobues.

Historiku i titullit përkon me ngjarje personale të jetës pasi ai dhe vëllai i tij e përdornin këtë shprehje pas diagnostikimit me kancer në tru në vitin 2015 të djalit tjetër të Biden-it. Këtë shprehje e përdornin me qëllim që të theksonin se çfarë është e rëndësishme në jetë.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i është referuar jo pak herë Hunter Biden-it, dhe ai ka qenë nën hetim nga Drejtësia Amerikane.

“Djali im, si shumë njerëz, si shumë njerëz që njihni në shtëpi, ka pasur problem me drogën”, është shprehur Biden, në një debat presidencial duke i dalë kështu në mbrojtje djalit të tij.

“Ai e ka tejkaluar atë. E ka rregulluar. Ka punuar për të dhe jam krenar me të. Jam krenar me të birin tim”, tha Joe Biden.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore