Sport

PSG vendos çmimin e kartonit të Mbappe-s


Kylian Mbappe ka impresionuar gjithë botën e futbollit pas atij tre golëshi në Ligën e Kampionëve, përballë Barcelona-s në Camp Nou. Të gjithë titujt e gazetave më të mëdha sportive në botë i referohen Mbappe-s, por Le Parisien ka zbuluar diçka tjetër për francezin. PSG ka vendosur çmimin për kartonin e Mbappe-s, 200 milionë euro.

PSG është pranë rinovimit me yllin brazilian Neymar, ndërsa rinovimi me sulmuesin francez ka ngecur, pasi ky i fundit nuk është bindur akoma për të qëndruar më gjatë në Paris.

Për Mbappe-n interesohen disa nga klubet më të mëdha në Europë si Barcelona, Real Madrid-i, Juventus-i dhe Manchester City.

Barcelona momentalisht e ka të pamundur ta përballojë vlerën e Mbappe-s, e njëjta situatë edhe te Real-i. 200 milionë euro për transferimin dhe 30 milionë si pagë në vit janë shumë në një kohë të tillë, si kjo e tanishmja, ku goditja nga pandemia që kanë marrë klubet është tejet e madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore