Sport

PSG iu tregon derën nëntë lojtarëve


Skuadra e PSG-së dëshiron të bëjë revolucion për sezonin e ardhshëm. Nëntë lojtarë janë me “valixhe në duar”, teksa parisienët po përpiqen të forcojnë ekipin, duke sjell lojtarë të tjerë.

Sipas raportimeve nga francezja “Foot Mercato”, me mbajtjen e Kylian Mbappe-s në skuadër, PSG-ja do tentojë të shtojë më shumë cilësinë për të arritur te triumfi në Champions League.

Nëntë lojtarët që do të largohen nga PSG në merkaton e verës

Colin Dagba: Mbrojtësi i djathtë francez 23-vjeçar nuk është pjesë e planeve të klubit. Ai nuk është titullar për shkak të pranisë së Achraf Hakimit. Kontrata përfundon në verën e vitit 2024.

Layvin Kurzawa: Mbrojtësi i majtë francez, 29-vjeç, përfundon kontratën e tij në verën e vitit 2024. Ai nuk është pjesë e planeve të klubit për shkak të pranisë së Nuno Mendes dhe Juan Bernat.

Ander Herrera: Mesfushori spanjoll nuk është pjesë e planeve të klubit sepse ata duan të nënshkruajnë me disa mesfushorë të rëndësishëm gjatë verës. Kontrata përfundon në verën e vitit 2024.

Leandro Paredes: Mesfushori argjentinas, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2023, do të humbasë pozicionin e tij titullar për shkak të transferimeve dhe ka disa oferta nga Italia. Është një mundësi për të fituar para.

Georginio Wijnaldum: Mesfushori holandez, i ardhur në verë, nuk ka performuar në nivelin e pritur nga të gjithë. Pavarësisht se erdhi si lojtar i lirë, ai erdhi nga të qenit një pjesë e rëndësishme në Liverpool. Ai do të rikthehet në Premier League.

Danilo Pereira: Kontrata me portugezin përfundon në verën e vitit 2025 dhe niveli i tij nuk garanton shumë. Ata nuk e duan atë as për rotacion.

Idrissa Gueye: Mesfushori senegalez nuk e ka përfunduar përshtatjen në skuadër. Kontrata përfundon në verën e vitit 2023 dhe ai do të humbasë pozicionin e tij në rotacion për shkak të nënshkrimeve që klubi dëshiron të bëjë.

Julian Draxler: Gjermani përfundon kontratën e tij në verën e 2024 dhe nuk ka vazhdimësi për një kohë të gjatë. Largimi i tij duhet të jetë i afërt.

Mauro Icardi: Sulmuesi argjentinas ka kohë pa qenë titullar. Me rinovimin e Mbappe-s, ai do të ketë më pak hapësirë ​​në rotacion. Pritet të kthehet në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore