Sport

PSG arrin marrëveshje me Vitinha-n


Paris Saint-Germain ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e FC Porto, Vitinha për 40 milionë euro pas aktivizimit të klauzolës së lirimit të portugezit, sipas Record.

Vitinha u rikthye në FC Porto verën e kaluar pas një huazimi një sezon te Wolverhampton dhe bëri 47 paraqitje në të gjitha garat.

22-vjeçari do të bashkohet me kolegët e tjerë të Portugalisë, Danilo Pereira dhe Nuno Mendes në PSG.

Pasi bindën Kylian Mbappen të qëndrojë, PSG po kërkon të përforcojë skuadrën për të fituar Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore