Shëndet

Pse dridheni para se të bini në gjumë?


Ilustrim

Shumica prej nesh kanë përjetuar një dridhje të papritur të trupit në momentin kur përpiqemi të biem në gjumë. Është një fenomen krejtësisht beninj dhe përjetohet nga deri në 70 përqind e njerëzve.

“Quhet një hov hipnik. Ka një hov të papritur të një pjese të trupit ose të gjithë trupit dhe ndihet si një goditje elektrike ose sikur po biem”, shpjegon Dr. Raj Dasgupta, asistent profesor i mjekësisë klinike në “Keck Medicine”, Los Anxhelos, Kaliforni.

Edhe pse më së shpeshti ndodh në kalimin midis ciklit gjumë-zgjim, mund të ndodhë edhe në faza të ndryshme gjatë kohës që ne jemi duke fjetur.

Arsyeja se pse ndodh kjo nuk është ende plotësisht e qartë, pasi që ka shumë faktor të panjohur që lidhem me gjumin dhe ëndrrat.

Shkencëtarët besojnë se kërcitja hipnike mund të jetë gjithashtu një shenjë evolucionare, domethënë, ne e bartim atë nga e kaluara e largët kur njerëzit flinin në pemë, dhe kërcitja hipnike do t’i pengonte ata të binin poshtë.

Edhe pse nuk ka asgjë pët t’u shqetësuar, dridhjet hipnike ndodhin te njerëzit krejtësisht të shëndetshëm dhe ka disa arsye që mund të lidhen me të.

Cilësia e gjumit

Cilësia e dobët e gjumit do të thotë që nuk jeni duke marrë fazën restauruese dhe më të thellë të gjumit REM. Edhe pse kaloni shtatë deri në nëntë orët e rekomanduara në shtrat, mund të zgjoheni pa gjumë dhe të përgjumur gjatë ditës. Higjiena e gjumit, si p.sh. koha para gjumit për aktivitete relaksuese dhe qëndrimi larg ekraneve janë të rëndësishme për cilësinë e gjumit, këshillon Dr. Dasgupta.

Stresi

Do të ishte shumë interesante të hetohej nëse njerëzit filluan të përjetonin dridhje gjatë pandemisë së coronavirusit, thotë Dr. Dasgupta. Gjegjësisht, stresi mendor dhe emocional mund të stimulojë kërcitjet hipnike.

Relaksimi para gjumit mund të ndihmojë në lehtësimin e ankthit dhe t’ju ndihmojë të bini në gjumë më paqësor.

Kafeina

Stimuluesit, të tillë si kafeina dhe nikotina, janë gjithashtu të lidhur me kërcitjet hipnike. Dhe nuk është për t’u habitur që privimi i gjumit dhe konsumimi kafeinës mund të shkojnë paralelisht.

Sa më shumë të privoheni nga gjumi, aq më shumë kërkoni kafeinë për të qëndruar zgjuar, dhe kjo sipas mjekut, është arsyeja pse rekomandohen dy deri në tre filxhanë kafe në ditë.

Apnea

Për shkak se kërcitjet hipnike ndodhin gjatë midis cilkit gjumë-zgjim, ato kanë më shumë gjasa të ndodhin nëse keni apnea të gjumit, një gjendje e karakterizuar nga pauza të shkurtra në frymëmarrje gjatë natës, duke shkaktuar zgjime të shumëfishta, shpjegon Dasgupta.

Shenja dhe simptoma të tjera të apnesë së gjumit përfshijnë gërhitjet apo ngulçimin gjatë gjumit (diçka që partneri juaj i shtratit mund ta vërë re), si dhe përgjumjet e tepërta gjatë ditës ose dhimbjet e kokës kur zgjoheni.

Apnea është e rrezikshme sepse mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndaj bisedoni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Sa gjumë na duhet?

Pavarësisht nga nevojat individuale, shkenca ka zbuluar se sa shumë keni nevojë për gjumë në një moshë të caktuar.

Për të moshuarit mbi 65 vjet, 7 deri në 8 orë janë të mjaftueshme, për të rriturit nga 26 deri në 64 vjet, nevojiten 7 deri në 9 orë.

Edhe për të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjet, vlen e njëjta gjë, pra 7 deri në 9 orë gjumë.

Adoleshentët kanë nevojë për 9 deri në 11 orë gjumë, kurse fëmijët e vegjël nga 9 deri në 11 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore