Jetesë & Stil

Pse Billie Eilish është ikona e adoleshentëve


Fillimet e yllit të popi-it, Billie Eilish kanë qenë të zymta dhe skeptike. Madje disa njerëz thanë se ajo nuk do arrinte të bëhej kurrë këngëtare pasi “muzika e saj ishte e zymtë, e trishtë, dhe shumë dëshpëruese”.

Por me këngë si “Bad Guy” dhe “Everything I Wanted”, ajo arriti të kapërcente të gjitha kufijtë.

“Dua që njerëzit të më dëgjojnë,” tha ajo për revistën “Vogue” muajin e kaluar, kur foli për këngën e saj të re “Your Power”.

Eilish përfaqëson dëshirën e adoleshentëve për t’u dëgjuar, për të rritur vetëbesimin, dhe synon që përmes këngëve të saj të mundin dëshpërimin.

Ajo tani është një nga artistet më të transmetuara në botë dhe është futur në një anë të psikikës adoleshente që pak artistë të zakonshëm ja kanë dal ta arrijnë.

Vajzat adoleshente keqkuptohen shpesh. “ Njerëzit nënvlerësojnë fuqinë e një mendje të re. Që në mendimin tim ka shumë potencial brenda. Ne jemi duke e injoruar këtë gjë. Është kaq e trishtë, u shpreh Eilish.

Eilish gjithashtu ka vuajtur jehonën që mediat e huaja i bënë veshjes së saj. Ajo u shfaq për herë të parë me pantallona dhe këmisha të gjëra në moshën 15-vjepare.

Ndërsa media të ndryshme u përpoqën ta turpërojnë për trupin e saj, reagimi i Eilish ishte po aq i mprehtë.

Eilish nuk pranon të ndryshojë stilin e saj të veshjes.

Ashtu si me monolitin e muzikës pop Taylor Swift, pamja e re e Eilish u përdor për të paralajmëruar “epokën” e saj të ardhshme, e lidhur me albumin e saj të dytë të ardhshëm, ‘Happier Than Ever’, i cili do të dalë në fund të korrikut.

“Your Power” një këngë e cila preku tema  tepër delikate për adoleshentet .

Eilish nuk është si asnjë yll tjetër i muzikës pop në këtë moment, por ajo qartë mbart traditën e të parëve të saj.

Eilish merr një ton ironizues ndërsa tallet me ish-in e saj: “E di që mendon se jam e jashtëligjshëme. Por nuk je asgjë veçse një çështje e humbur.”

Dhe albumi i Eilish arrin menjëherë pasi zhurma përreth betejës së konservatoritetit të Britney Spears ka shkaktuar kaq zhurmë.

“Billie ka një ndjenjë unike të vetes si artiste dhe kush është si person – kjo rezonon thellësisht në audiencën e re dhe më gjerë,” thotë Sulinna Ong, drejtuese e muzikës së Spotify për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, për ‘The Independent.’

“Muzika e saj tregon se është në rregull të jesh ai që je, i cili është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm në shoqërinë e sotme.”

“Ajo përfaqëson diçka që njerëzit duan për veten e tyre – për të shprehur , për të thënë dhe bërë atë që duan. ”

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore