Lajme

Protiç: Serbia është në pozitën e një vendi që mban përgjegjësi për luftën në Kosovë – të cilën e humbi


Ish-ambasadori i Jugosllavisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Protiç, ka thënë se pas propozimin franko-gjerman (evropian) për dialogun, “Serbia tani është në pozitën e një vendi që mban përgjegjësi për luftën në Kosovë, të cilën e humbi”.

“NATO erdhi në Kosovë, prania e saj atje është e rregulluar me rezolutën 1244 dhe në shumë aspekte Serbisa i ka duart e lidhura në ato negociata”, tha për N1 Protiç.

I pyetur nëse Serbia, e refuzon propozimin evropian, mund të izolohet sërish, Protiç thotë se paralajmërime të tilla janë dërguar “sepse është konstatuar se me njerëz të tillë nuk mund të flitet më me arsye”.

E nëse Serbia e pranon propozimin franko-gjerman, Protiç vlerëson se minimumi është që ajo të mos marrë përsipër të njohë Kosovën dhe të ndihmojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Dhe nga ana tjetër, Kosova merr përsipër themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për të cilin nuk e dimë se si do të duket dhe as për çfarë do të përdoret. Maksimumi do të ishte anëtarësimi i plotë në BE për një vend në OKB. Nuk e di nëse mund të kishte funksionuar, por mendoj se ia vlente të provohej”, beson ai.

Ai ka theksuar se i takon Serbisë që të kërkojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian si zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Çështja e Kosovës të zgjidhet dhe pastaj hyjmë në një situatë krejtësisht tjetër ku përgjegjësia është mbi ju dhe jo ne, ne kemi ofruar zgjidhje, por ju refuzoni nga kokëfortësia juaj. Atëherë pesha për dështimin e negociatave do të binte mbi BE-në dhe do të ishte shumë interesante se si do të vepronin amerikanët në atë rast”

Historiani serb po ashtu thekson se një opsion tjetër për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është që BE-ja t’i pranojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në të njëjtën kohë, me kufizime të caktuara.

“Dhe pastaj gjithçka zgjidhet me një lëvizje – nuk ka më as Kosovë, as Republika Srpska, as ‘bota serbe’ apo shqiptare. Kjo do të ishte një zgjidhje ideale”, vlerëson ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore