Protestë në Graçanicë, bllokohet rruga

SHFLETO

Policia e Kosovës.

 

Altina Marmullaku
27.06.2023 9:25
Loading Icons...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të protestës që do të mbahet në Graçanicë, sërish një rrugë do të jetë e bllokuar.

Përmes një komunikate për media është thënë se rruga do të jetë e mbyllur deri në përfundimin e protestës.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”.

Nga Policia është apeluar që shoferët të shfrytëzojnë rrugët alternative.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në komunikatë.

Më 22 qershor, Policia e Kosovës, kishte thënë se për arsyeje të protestës së paralajmëruar që do të mbahet të enjten në Graqanicë, rruga do të jetë e bllokuar.

Përmes një komunikate nga ana e Policisë është thënë se rruga do të bllokohet pas orës 11:00.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, është thënë nga Policia.

Ndërsa ishte kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik për këtë situatë.