Shqipëria

Protesta për burimin e Sinecit kthehet në përleshje me të lënduar


Ёshtë përshkallëzuar në dhunë midis banorëve dhe policisë, protesta për burimin e Sinecit, në fshatin Lumas të Kuçovës.

Që prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, policia u ka kërkuar banorëve, të cilët protestojnë prej 20 ditësh, që të lirojnë rrugën që kishin bllokuar.

Pasi banorët nuk kanë përfillur këtë kërkesë, situata ka eskaluar në përleshje fizikeme banorët.

Bazuar në dëshmitë e tyre, disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të tjerë janë shoqëruar me forcë në Komisariatin e Policisë.

Nga ana e policisë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ka protestues të shoqëruar apo jo.

Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2 muajsh për burimin e ujit të Sinecit.

Prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit duke penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit.

Banorët deklarojnë se ky burim që ua ka falur natyra është burim jetese për ta dhe nuk do të lejojnë askënd që t’ua cenojë apo marrë.

Është hapur dhe një proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore