Sport

Propozimi më i ri, “San Siro” mund të rinovohet (FOTO)


Mes debatit publik për stadiumin e ri të dy skuadrave kryesore të futbollit të Milanos, Inter dhe Milan, të hënën ka dal në skenë një propozim i ri. “San Siro” t’i nënshtrohet rinovimit të plotë dhe jo prishjes, për t’i hapur vendin projektit të “Katedrales”.

“JM Architecture”, një studio e themeluar në vitin 2005 dhe e drejtuar nga Jacopo Mascheroni ka hedhur hipotezën e rinovimit të stadiumit mitik “San Siro” ose siç njihet ndryshe dhe si “Giuseppe Meazza”.

Sipas porjektit të ri, parashikohet një ristrukturim i stadiumit duke i hequr unazën e tretë, strukturën e sipërme dhe kullat përreth.

Do të krijohej një strukturë e re bashkëkohore që do të rrethonte stadiumin, ndërsa një çati e re do të ndërtohej për të kufizuar problemet akustike.

Kapaciteti i stadiumit do të ulej në 58 mijë, në krahasim me aktualin që i kalon 70 mijë vende. Por mund të shkojë edhe deri në 61 mijë ulëse.

Projekti do të plotësohej me parkingje nëntokësore dhe krijimin e një kordoni sigurie.




Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore