Shqipëria

Rama: Po punojmë mbi marrëveshjen e duhur për ringjalljen e infrastrukturës ushtarake


Propozimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për bashkëpunim në prodhimin e municioneve, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në konferencën e përbashkët me komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, u pyet për propozimin e Zelenskyt.

Rama tha se Zelensky foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi dhe se të gjithë thanë po.

Sipas tij, ky është një proces dhe se “ne e dimë shumë mirë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdokush tjetër dhe do ta bëjmë”.

“Gjithçka që duhet ta bëjmë në këtë drejtim do ta bëjmë. Sigurisht ka vetëm një kusht do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”.

Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, rajoni nuk ka një industri prodhuese të mjeteve ushtarake dhe “duam ta kemi së pari për veten tonë”.

“Kemi punuar dhe po punojmë të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër dhe për të bërë më shumë investime për ne”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore