Financa

Promovimi i përdorimit të parave cash mbart rreziqe, sipas Bankës së Italisë


Në Itali, banka qendrore ka pretenduar se planet e qeverisë për të promovuar paratë në vend të pagesave digjitale rrezikojnë të nxisin ekonominë e zezë të vendit.

Por edhe të pengojnë betejën kundër evazionit fiskal.

I udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, koalicioni i ri i djathtë i Italisë dëshiron të rrisë kufirin ligjor për transaksionet me para në dorë nga një mijë në pesë mijë euro.

Qeveria e saj, në projektbuxhetin për vitin 2023, ka propozuar lejimin e tregtarëve të refuzojnë pagesat digjitale për transaksione me vlerë më të vogël se 60 euro.

Fabrizio Balassone, kreu i departamentit të kërkimit ekonomik të Bankës së Italisë, ka thënë se kufijtë ishin një mjet i rëndësishëm për dekurajimin e evazionit fiskal dhe formave të tjera të aktivitetit të paligjshëm.

Tregtarët italianë janë aktualisht të detyruar të pranojnë pagesa digjitale për çdo transaksion ose mund të përballen me gjoba prej 30 euro, plus katër për qind të vlerës së transaksionit.

“Pragjet më të larta të parave favorizojnë ekonominë e zezë. Kufizimet për përdorimin e parave paraqesin një pengesë për disa forma të krimit dhe evazionit”, ka thënë ai.

Megjithatë, Meloni ka hedhur poshtë vazhdimisht argumentet se përdorimi më i madh i parave lehtëson ekonominë e zezë.

Gjithashtu ka pohuar se mbajtja e një tavani më të ulët për përdorimin e parave kriminalizon transaksionet përndryshe të ligjshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore