Shqipëria

Prokurorit Arjan Muça i vendoset eksploziv në veturë – policia ende s’ka të dyshuar


Veturës së prokurorit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arjan Muça, i është vënë flaka nga një lëndë plasëse eksplozivi, në orën 19:30, te zona e njohur si “Komuna e Parisit”, nё Tiranë.

Lajmin se shënjestër ishte vetura në pronësi të Muçës, e ka konfirmuar edhe drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

“Mjeti është A Class i vitit 2002, i cili i përket një prokurori që është i komanduar pranë KLP Arjan Muça”, ka treguar Jaupi.

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme dhe ky automjet përdoret nga ky prokuror edhe aktualisht prej një periudhe 2-vjeçare dhe çdo natë parkohet pranë kësaj qendre”.

Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar rreth rastit dhe as detaje të tjera për ngjarjen.

“Janë marr masat nga strukturat e drejtorisë vendore të policisë për dokumentimin e kësaj vepre penale”.

Nga shpërthimi nuk njoftohet të jetë dëmtuar ndonjë person dhe as dëmtime të tjera materiale.

“Shpërthim ka ndodhur në parakolpin e këtij mjeti”, ka treguar drejtori policor.

Një grup hetuesish kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin prova për të krijuar një pistë hetimi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore