Lajme

Prokuroria nis hetimet për vrasjen në Podujevë


Foto: Ilustrim.

Të dielën e 26 marsit një person 58 vjeçar është vrarë në Dumnicë të Podujevës.

Ky rast nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është cilësuar si “vrasje”, teksa hetimet e prokurorisë kanë nisur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së”.

“Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, ka thënë Ulaj për AP.

Derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit.

Edhe policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje”.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”.

Teksa nga ana e policisë nuk është raportohet për të arrestuar dhe rasti është duke vazhduar që të hetohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore