Prokuroria nis hetimet për lokalet afariste të cilat ministri i Bujqësisë i denoncoi për përdorim në mënyrë të kundërligjshme
Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka nisur hetimet lidhur me lokalet afariste në kryeqytet për të cilat ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se janë pronë e kësaj ministrie.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me këtë çështje, andaj në bazë të të gjeturave do të veprojë tutje”, ka thënë Ulaj për AP.
Më 15 maj, ministri i Bujqësisë, Faton Peci për disa prona në Prishtinë ka thënë se janë pronë e dikasterit të cilin ai e udhëheq dhe që rasti është denoncuar prej 7 muajsh.
Sipas tij, në këto prona është duke u kryer “veprimtari e kundërligjshëm”.
“Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë”.
“Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse ska se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë”, ka shkruar ministri.
Teksa për rastin ka thënë se e kanë informuar edhe policinë edhe prokurorinë, por edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Po ashtu më 14 maj ministri i Bujqësisë, kishte thënë se kanë kaluar shtatë muaj prejse ka denoncuar publikisht në Prokurori vilat e ndërtuara ilegalisht në Rugovë të Pejës.
Vitin e kaluar, Pecit i ishte ofruar mbrojtje e afërt nga Policia e Kosovës pasi kishte marrë kërcënime.
Kërcënimet kishin ardhur si pasojë e deklaratës së Pecit se ka të gjetura skandaloze nga Komisioni që është themeluar pas vërejtjeve të Auditorit të Përgjithshëm, rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit