Edward Joseph, ligjërues në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në “Johns Hopkins” në Uashington, teksa ka komentuar mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit dhe mbylljen e postave serbe në Veri, ka thënë se rritja e tensioneve iu konvenon Rusisë dhe Serbisë.
“Mbyllja e postave serbe në këtë mënyrë cenon paqen. Rritja e tensioneve si kjo i përshtatet interesave të Rusisë dhe Serbisë. Veprimet provokuese e bëjnë shumë më të vështirë për serbët etnikë që t’i bashkohen institucioneve të Kosovës dhe të bëhen pjesëmarrës aktivë në demokracinë e Kosovës”, shkroi ai platformën X.
Writing in The New York Times on 5 July, Kosovo Prime Minister Albin Kurti made several wise observations:
“Peace is hard work, and dynamic — it must be constantly maintained.”
“Conflict in the Balkans … draw[s] foreign players into this historically significant geopolitical…— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) August 8, 2024
Po ashtu, Joseph ka rikujtuar një shkrim autorial të kryeministrit Albin Kurti të publikuar ditë më parë në gazetën amerikane “The New York Times” ku kryeministri kosovar flet për paqen si një punë e vështirë dhe dinamike që duhet të ruhet.
“Interesat strategjike të Kosovës qëndrojnë në ecjen përpara drejt NATO-s duke mos e lënë vendin si protektorat të përhershëm të NATO-s. I nderuar kryeministër Kurti, ju bëj thirrje që të anuloni 5 gushtin dhe t’i riktheheni frymës së 5 korrikut”, ka shtuar ai.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka paralajmëruar të enjten në një konferencë për shtyp se mund të rëndohen masat ndëshkuese të vendosura kundër Kosovës një vit më parë për shkak të “veprimeve të pakoordinuara” të lidershipit kosovar në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë inciativën për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Ndërkaq zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Matthew Miller, në një konferencë për shtyp të mërkurën në mbrëmje, deklaroi se administrata amerikane është e shqetësuar për “veprimet e pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar ndër të tjera se “veprimet e pakoordinuara” rrezikojnë mbështetjen amerikane për rrugën euroatlantike të Kosovës.
Autorietet e Kosovës kanë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të territorit kosovar, të cilat vepronin ilegalisht në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – krahas inciativës dhe këmbënguljes për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste sulmin e Banjës
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
-
Specialja i largon 11 dëshmitarë dhe shtatë të tjerë dëshmojnë me shkrim ndaj ish krerëve të UÇK-së
-
I dyshuari për “Përgatitje të veprave terroriste” që nga viti 2016 dorëzohet në Polici
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Lëvizja e Von der Leyen për të mbretëruar e vetme mes qeverive në krizë
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi